Telegrafi

Messi theu ‘rekordin negativ’ të Henryt në Ligën e Kampionëve, argjentinasi lë pas edhe Ronaldon në një aspekt

Lionel Messi ka arritur rekordin e padëshiruar të Thierry Henryt për humbjen e më shumë penalltive në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi ai pa goditjen e tij të pritet nga Thibaut Courtois në fitoren e PSG-së ndaj Real Madridit të martën.

Sulmuesi i PSG-së ka arritur rekordin negativ të Henryt për më shumë penallti të humbura në historinë e Ligës së Kampionëve

Ai ka humbur pesë nga 23 tentativat e penalltive në këtë garë evropiane, me të fundit që erdhi në fitoren e PSG-së të martën mbrëma ndaj Real Madridit.

Lexo po ashtu Courtois vuri re një 'gabim' te Messi sapo ai mori penalltinë, belgu tregon se si arriti t’ia ndal goditjen

Ylli argjentinas me ekzekutimin e penalltisë ndaj PSG-së ka kaluar edhe rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, për më shumë goditje, pasi portugezi ka goditur 22 herë nga pika e bardhë.

Thibaut Courtois ishte ai i cili me pritjen e tij ia mohoi golin Messit pasi Kylian Mbappe kishte fituar penalltinë.

Në La Liga, Messi humbi 14 penallti në 74 tentime, ndërsa rekordi i tij në Kupën e Mbretit ishte tronditës, duke qenë se humbi gjithsej gjashtë penallti nga nëntë përpjekje, duke shënuar vetëm tre herë në total. /Telegrafi/