Telegrafi

Messi theu rekordin e Mullerit, me golin e 366-të në kampionat

(Foto: Getty Images)

Lionel Messi e ka thyer rekordin e gjatë të Gerd Mullerit për më së shumti gola të shënuar për një klub, në pesë ligat kryesore evropiane.

Superylli i Barcelonës e shënoi golin e tij të 366-të në fitoren e katalunasve (4-2) kundër Real Sociedadit.

(Foto: Getty Images)

Argjentinasi realizoi nga gjuajtja e lirë duke kaluar legjendën gjermane, i cili i ka shënuar 365 gola me Bayern Munichun.

Lexo po ashtu Me përmbysje, gola të bukur dhe spektakël, Barca fiton pas 11 vitesh në Anoeta (Video)

Ish-futbollisti gjerman e kishte vendosur rekordin e tij gjatë kohës kur luante për bavarezët, në periudhën 1964-1979, ndërsa golat e tij i ka shënuar në 427 ndeshje të La Ligas.

Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke i shënuar 16 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në kampionatin spanjoll.

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Sociedadit bëri që Blaugranët të mbajnë distancë prej nëntë pikësh nga vendi i dytë, Atletico Madrid dhe 19 pikë larg Real Madridit.

Argjentinasi dhe bashkëlojtarët e tij akoma nuk kanë humbur këtë sezon, përkundër se nga klubi u largua Neymar. /Telegrafi/