Telegrafi

Messi te Real Madrid? Kroos befason me deklaratën e tij

Toni Kroos ka hedhur një goditje të pacipë drejt Lionel Messit duke sugjeruar se ai nuk ka testikuj për t’u larguar nga Barcelona për të kaluar te Real Madridi.

Ylli 33-vjeçar i Barcelonës dërgoi valë tronditëse në të gjithë botën e futbollit muajin e kaluar pasi paraqiti një kërkesë largimi nga Camp Nou.

Messi, marrëveshja aktuale e të cilit skadon verën e ardhshme, pati një grindje të nxehtë publike me ish-drejtorin sportiv të Barcelonës Eric Abidal në shkurt, por edhe një raport jo të mirë me drejtuesit duke arritur deri te vendimi për largim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messi

Messi tashmë është lidhur me një transferim te Manchester City, Interi, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi, ndërsa Barcelona lufton për të mbajtur xhevahirin e tyre të çmuar.

Ylli i Madridit, Kroos ka mbyllur me shpejtësi idenë se Messi do të bënte të pamendueshmen duke lënë Camp Nou për një lëvizje te Los Blancos.

“Unë nuk mendoj se ai do të vijë në Real Madrid, nëse më duhet ta përjashtoj kategorikisht”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Për të qëndruar në Spanjë: të duhen testikuj për këtë”.

“Mendoj se vështirë se dikush në botën e futbollit mund ta imagjinojë Barcelonën pa Messin”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/