Pas zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës të dielën, Joan Laporta përsëri u përqendrua në përparësinë e tij kryesore të fushatës – duke bindur Lionel Messin të qëndrojë në klubin katalanas.
Ai pretendoi se ishte një moment shumë i qartë për të parë argjentinasin duke votuar në zgjedhje, sepse konfirmoi dashurinë e qëndrueshme të sulmuesit për skuadrën e tij të fëmijërisë.
Marrëdhënia Laporta-Messi daton me dekada, pasi ai ishte më parë president nga 2003-10. Ai e ka përdorur lidhjen e tij me 33-vjeçarin për të shpallur veten si personi perfekt për pozitën presidenciale në një moment të rrezikshëm për Barcelonën.
“Të shohësh Lionel Messin që vjen të votojë sot, duke e parë atë duke marrë pjesë, kjo është shumë më shumë se sa e shikoni ju”, ka thënë Laporta në një konferencë për shtyp.
“Njëzet vjet më parë [ai] bëri debutimin e tij me ekipin e të rinjve të Barcës. Të shohësh lojtarin më të mirë në botë që del sot për të votuar është një shenjë e qartë e asaj që ne vazhdojmë të themi. Leo e do Barçën”.
“Lojtari më i mirë në botë e do Barcën dhe shpresoj se kjo është një shenjë se ai do të qëndrojë në Barcelona, është ajo që të gjithë e duam”.
Kontrata e tij përfundon këtë verë, duke i lënë pak kohë Laportas për të bindur sulmuesin që të qëndrojë në Camp Nou.
Marrëveshja Messit që skadon në këtë verë ishte nënshkruar në vitin 2017, dhe kapte shumën e 555 milionë eurove. /Telegrafi/