Drejtor sportiv i Paris Saint-Germain, Patrick Kluivert refuzoi të përjashtonte mundësinë që Lionel Messi të luaj për kampionët francezë.
Kontrata e Messit me Barcelonën nuk skadon deri në vitin 2018, por pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ duket të jetë larg Camp Nout, pasi ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
“Messi? Kurrë mos thuaj kurrë”, iu ka thënë Kluivert gazetarëve pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Çdo ekip dëshiron një futbollist si Messi”, përfundoi ish-sulmuesi holandez.
29-vjeçari argjentinas deri më tani ka shënuar 32 gola në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/