Ka nga ato raste kur ëndrrat bëhen realitet dhe me kinezët në drejtimin e Interit ëndrra e Massimo Morattit, por edhe e të gjithë tifozëve zikaltër mund të mos mbetet thjeshtë një ëndërr.
Suning Group dëshiron të ndërtojë një Inter të madh, por për ta realizuar diçka të tillë, skuadra milaneze ka nevojë për futbollistë të mëdhenj.
Mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme, por është Lionel Messi objektivi i madh i Interit në verën e ardhshme.
Ylli argjentinas po mendon seriozisht largimin nga Barcelona dhe kinezët e Interit janë gati ta mbulojnë me ar, pesë herë fituesin e Topit të Artë në mënyrë që ai të veshë fanellën zikaltër.
Drejtori ekzekutiv i Pirellit,Marco Tronchetti Provera, e ka hedhur këtë ide.
Messit kontrata aktuale me Barcelonën i skadon në verën e vitit 2018.