Site icon Telegrafi

Messi te Inter Miami si pronar-lojtar, marrëveshje totale me Beckhamin

Lionel Messi pritet të largohet nga Paris Saint-Germain pas edicionit të dytë të kaluar në Parkun e Princave, raporton gazetari i Sports TV, Alex Cdanal.

Sipas tij, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga pairisenët në vitin 2023 dhe të testojë vetën edhe në MLS.

Por, argjentinasi nuk planifikon të jetë vetëm lojtar atje, pasi planifikon të bëjë një marrëveshje të madhe me David Beckhamin që ka nën pronësi klubin Inter Miami.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit në Ligue 1: Nuk ka vend për Messin e Neymarin

Ylli 34-vjeçar do të blejë 35 për qind të aksioneve te klubi amerikan, derisa raportohet se dy legjendat kanë marrëveshje tashmë të arritur.

Messi është i interesuar që të investojë në futbollin amerikan dhe Beckham është i interesuar që t’i ofrojë këtë mundësi.

Ka zëra se atyre mund t’u bashkohet edhe Cristiano Ronaldo, por vetëm si lojtar edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version