Site icon Telegrafi

“Messi tashmë ka një skuadër, Interin” – kështu thotë njeriu që intervenoi në transferimin e argjentinasit te Barcelona

Josep Maria Minguella, njeriu që intervenoi 20 vite më parë në transferimin e Lionel Messit te Barcelona është i sigurt se tashmë ka bërë hapa para në karrierën e tij.

Në një intervistë për Cadena Cope, ai është i bindur se destinacioni i radhës për argjentinasin do të jetë Italia dhe jo Anglia.

“Për mua, Messi tashmë ka një skuadër: Interin”, ka thënë ish-agjenti dhe kandidati për president të Barcelonës.

Foto: Josep Maria Minguella

“Në Itali, lojtarët paguajnë më pak taksa, shembulli është tek Cristiano Ronaldo. Është e vështirë për mua ta shoh atë në Angli”.

Lexo po ashtu Lionel Messi e do kalimin vetëm te Manchester City

“Nuk ka rëndësi se sa shokë janë me Agueron apo Guardiolan, ai do të shkojë në Itali”, ka shtuar më tej Minguella.

Messi tashmë i ka dërguar faksin Barcelonë se dëshiron të largohet dhe Interi besohet se kryeson garën për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version