Lionel Messi tashmë i ka dërguar sinjal presidentit të ri të Barcelonës, Joan Laporta rreth rinovimit të kontratës.
Ylli argjentinas në verën e kaluar lëshoi një letër lamtumirëse në zyrat e klubit, duke shpjeguar se sa i pakënaqur që ishte.
Mirëpo, familja e tij e bindi atë që të qëndronte edhe më tej në Camp Nou, e më pas pasoi edhe largimi i Josep Maria Bartomeut nga posti i kreut të klubit.
Joan Laporta i fitoi zgjedhjet presidenciale në javën që lamë pas, derisa qëllimi i tij kryesor mbetet rinovimi i kontratës së Messit.
Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, 33-vjeçari dëshiron t’i jap një mundësi presidentit që ta bind atë me projektin që ka.
Natyrisht se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të kërkojë më shumë transferime dhe një proshkët ku mund të fitohen trofe.
Messi me gjasë do të qëndrojë te Barcelona dhe do të rinovojë kontratën e tij, derisa dha sinjale se ende ka dashuri për klubin, me pjesëmarrjen në zgjedhje. /Telegrafi/