Në fazën e kaluar të Ligës së Kampionëve, Barcelona bëri përmbysjen më të madhe në histori duke eliminuar Paris Saint-Germainin, edhe pse klubi francez kishte fituar me rezultat 4-0 ndeshjen e parë.
Blaugranët fituan me rezultat 6-1 në ndeshjen kthyese në Camp Nou dhe ajo ishte një natë e paharrueshme, e cila u shoqërua me kujtime të shumta që u ruajtën përmes fotografive.
Fotografi Santiago Garces arriti të kapë momentin kur Lionel Messi u ngrit lart nga tifozët e Barcelonës.
Edhe pse ka fituar shumëçka gjatë karrierës, superylli argjentinas atë ngjarje e ka konsideruar si një nga momentet më të mira të karrierës së tij.
Messit i ka pëlqyer aq shumë fotografia, saqë është takuar me fotografin dhe e ka nënshkruar një fotografi të vendosur në kornizë.
Garces e ka përshkruar atë si “fotografia e jetës”, në të cilin shfaqet admirimi që kanë tifozët e Barcelonës për lojtarin e tyre kryesor. /Telegrafi/