Telegrafi

Përfaqësuesit e Messit dhe Barcës po i zgjidhin detajet, argjentinasi nënshkruan gjatë javës së ardhshme?

(Foto: Twitter/leomessi)

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur në një pikë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata e deritanishme më 30 qershor, ashtu që bordi i Blaugranëve është duke u angazhuar maksimalisht që ta mbajë 34-vjeçarin.

Dhe sipas Romanos, Messi do të nënshkruajë kontratë trevjeçare në javën e ardhshme që do të jetë valide deri në qershor të vitit 2023.

“Vazhdimi i kontratës së Lionel Messit me Barcelonën, më në fund po vjen. Bordi i Barcës dhe kampi i Messit janë të vendosur që në javën e ardhshme ta publikojnë zyrtarisht marrëveshjen deri në qershor 2023”.

Lexo po ashtu Barcelona e etur të njoftojë rinovimin e kontratës së Messit para 1 korrikut

“Të dyja palët e përfshira janë duke punuar që t’i zgjidhin detajet në klauzolat e kontratës”, ka shkruar Romano në Twitter. /Telegrafi/