Lionel Messi ka ndezur thashethemet për një rikthim në Barcelonë pasi u pa me Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Yllit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në verë dhe mund të ndryshojë sërish ambient.
Ka disa javë që po qarkullojnë lajmet për rikthimin e tij në Barcelonë pasi u largua nga klubi në verën e vitit 2021.
Dhe duket se ai ende ruan miqësinë me dy yjet e katalunasëve, Busquets dhe Alba, derisa ka darkuar me dyshen në qytet.
Messi ishte parë më parë në kryeqytetin e Katalunisë në shkurt, duke i shtuar spekulimet se ai mund t’i bashkohej Barçës.
Drejtuesit e Barcelonës kanë deklaruar publikisht interesimin e tyre për legjendën e klubit, megjithëse financat mund të rezultojnë të jenë pengesë. /Telegrafi/