Telegrafi

Messi shpërthen përsëri në lot dhe e pranon publikisht: Kam pranuar ulje page për të vazhduar kontratën

Lionel Messi nuk mund t’i ndalë lotët duke mbajtur konferencën për shtyp, konferencë që është e lamtumirës për të nga Barcelona.

Ikona e Barcelonës dhe Argjentinës ka zbuluar shumë gjëra rreth vazhdimit të kontratës me gjigantin katalunas.

Messi ka shpërthyer përsëri në lot kur është pyetur për vazhdimin e kontratës dhe se a ka pranuar ulje të pagës prej 50 për qind.

“Presidenti e shpjegoi shumë mirë. Klubi ka një borxh shumë të madh dhe nuk dëshiron të hyjë në borxhe të tjera. Pse ta zgjas më shumë kur është e pamundur”, tha Messi i emocionuar.

Argjentinasi e ka pranuar se ka bërë gjithçka për të qëndruar, por ishte e pamundur.

“Bëra gjithçka për të qëndruar, por ishte e pamundur. Nuk kam asgjë për të thënë më shumë, pasi bëm gjithçka”.

Krejt në fund Messi ka pranuar publikisht se pranoi uljen e pagës për 50 për qind.

“Unë kisha pranuar të uli pagën time prej 50 për qind dhe më shumë asgjë nuk më është kërkuar. Ato që janë raportuar se është kërkuar të ulë edhe 30 për qind të tjera janë gënjeshtra, nuk janë të vërteta”, tha Messi. /Telegrafi/