Telegrafi

Messi shokon Barcelonën, pranon largimin dhe zbulon destinacionin e ardhshëm

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona një ditë për të vazhduar karrierën në Argjentinë.

Njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave tregon edhe një herë dashurin e tij të madhe për Barcelonën, por ai ka një peng që do ta plotësojë.

“Barcelona më ka dhënë gjithçka, por do kthehem një ditë në Argjentinë”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

“Unë jam rritur këtu në Barcelonë dhe më pëlqen jeta ime këtu, por një ditë do të rikthehem atje (Argjentinë)”, ka thënë Messi për Sports Illustrated.

Messi është i angazhuar për Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/