Telegrafi

Messi shkruan sërish emrin e tij në librat e historisë, pas golit të bukur me gërshërë

Edhe pse ai kishte tashmë shumë gola të përfolur gjatë karrierës së tij, Lionel Messi shënoi një gol të bukur për Paris Saint-Germain të shtunën mbrëma që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Argjentinasi tregoi teknikë fenomenale teksa me gjoks priti një top të asistuar nga Leandro Paredes në zonë përpara se të ekzekutonte në mënyrë të përsosur një goditje me gërshërë.

Kjo goditje fluturoi mbi kokën e portierit, duke e lënë atë të pashpresë dhe të paaftë për të reaguar.

Ishte goli i parë me gërshërë në karrierën e Messit dhe është ajo që e shkruan emrin e tij sërish në librat e historisë.

Lexo po ashtu Tifozët kundërshtarë brohoriten emrin e Messit pas golit magjik me gërshërë

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), goli i Messit e barazoi atë me Romarion si golashënuesi i tretë më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave.

Ylli argjentinas dhe legjenda brazilian tashmë kanë nga 772 gola në karrierë.

IFFHS rendit vetëm Cristiano Ronaldo (815 gola) i pari dhe Josef Bican (805 gola) i dyti përpara dy amerikano-jugorëve.

Legjenda braziliane, Pele është i katërti me 767 gola të shënuar gjatë karrierës. /Telegrafi/