Site icon Telegrafi

Messi i shkruan letër familjes nga Gjakova (Foto)

Lionel Messi ka gëzuar teje mase një familje kosovare në Gjermani, ku u ka dërguar atyre fotot të nënshkruara dhe një letër.

Familja Bisaku e cila jeton në Hamburg të Gjermanisë gjatë ditës së sotme kanë marrë dhuratën më të çmueshme.

Katër vëllezërit, Samueli (9), Nikolla (7), Davidi (4) dhe Dominik Bisaku (2-vjeçar) të cilët me talentin e tyre futbollistik janë në sytë e klubeve më të mëdha evropiane, kanë pranuar letër të nënshkruar nga vet dora e Lionel Mesit.

Babai i fëmijëve, Gjon Bisaku tregon për “albinfo.ch” gëzimin e papërshkrueshëm për marrjen e kësaj dhurate.

“Për fëmijët e mi dhe për ne si familje, letra e pranuar nga Lionel Mesi është dhurata më e mirë që kemi marrë ndonjëherë për festën e Pashkëve”, thotë Gjoni, i cili dikur edhe vet ishte futbollist.

“Para disa ditësh ne i kemi dërguar disa fotografi Lionel Mesit në adresë të klubit të Barcelonës. Aty kanë qenë disa fotografi të fëmijëve të mi, familjes sonë dhe disa fotografi të Nënë Terezës”.

“Mesi pasi i ka pranuar, disa fotografi i ka ndalur, ndërsa disa të tjera na i ka kthyer të nënshkruara nga ai. Në fotografitë e kthyera, Lionel Mesi ka shënuar: Për familjen Bisaku, nga miku i juaj, Lionel Messi”.

Familja Bisaku me prejardhje nga Bishtazhini i Gjakovës pohojnë se e kanë edhe adresën personale të yllit të Barcelonës, të cilin shumë shpejt pritet që ta takojnë drejtpërdrejtë.

Në anën tjetër, babai Gjoni theksoi se fëmijët vazhdojnë të tregojnë talentin e tyre në klubet për fëmijë ku ata janë të angazhuar.

LEXO PO ASHTU: Katër të rinjtë shqiptarë që ndiqen nga Reali e Unitedi

Exit mobile version