Telegrafi

Messi shënon gol të rrallë me kokë

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Celta Vigos në takimin që po luhet në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Katalunasit e filluan mjaft mirë takimin, duke krijuar shanse shënimi, mirëpo rasti i vërtetë erdhi në minutën e 28-të.

Sergio Busquets bëri një asistim fantastik në drejtim të Lionel Messit, me këtë të fundit që shënoi me kokë.

Padyshim që argjentinasin nuk e shikoni shpesh të shënojë gola të tillë, shkaku i gjatësisë së tij.

Kujtojmë se ky është goli i 30-të deri më tani në këtë sezon për 33-vjeçarin, gjersa ka edhe nëntë asistime. /Telegrafi/