Telegrafi

Messi shënon gol të bukur ndaj Alavesit dhe thellon epërsinë ndaj Benzemas për çmimin ‘Pichichi’

Lionel Messi (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka shënuar edhe një gol në këtë sezon në La Liga, duke thelluar epërsinë me ndjekësin më të afërt, Karim Benzema.

Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0 në udhëtim te Deportivo Alaves.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Ansu Fati, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Messi.

Messi nuk u ndalë me kaq, pasi pas asistimit arriti ta gjej edhe golin në minutën e 34-të të ndeshjes.

Goli i yllit argjentinas ishte i bukur nga afërsia dhe erdhi pas asistimit të Ricard Puig.

Me këtë gol, Messi arrin në kuotën e 24 gola dhe 21 asistimeve deri më tani në La Liga këtë sezon, ndërsa Benzema i dyti ka 21 gola.

Goli i tretë i Barcelonës erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Luis Suarez, i cili shënoi për 0-3 pas asistimit të Jordi Albas. /Telegrafi/