Barcelona fitoi në fundjavë ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 në Camp Nou në kuadër të La Ligas.
Goli i fitores u shënua nga Lionel Messi dhe aq sa ishte i bukur, ishte edhe vendimtar.
Por, perla e argjentinasit nga gjuajta e lirë vazhdon të komentohet në media, tani Marca ka dal me një konkluzion të ri.
Sipas tyre distanca mes murit mbrojtës dhe topit ishte jo e rregullt, nga 9.15 metra që duhet të jetë, ajo ishe 9.8 metra.
Gjë që sipas tyre ia lejoi Messit të gjuajë topin pak centimetra mbi barrikadën e ndërtuar nga Diego Costa e Saul dhe në fund të mposhtë Jan Oblakun.
Portieri slloven arriti ta prek topin, por jo mjaftueshëm për ta devijuar.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdoi në pozitën e parë me 69 pikë, tetë më shumë se Atletico një vend më poshtë.
Vlen të theksohet se Messi ka shënuar 33 gola në karrierë nga gjuajta e lirë. I pari dhe i fundit kanë një të përbashkët, të dy kanë ardhur ndaj Atleticos. /Telegrafi/
https://twitter.com/Elias_Ch_/status/970348529586667520