Telegrafi

Messi do rinovojë, nuk ka bisedime me Enriquen

Josep Maria Bartomeu nuk ka dyshime se Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të re për Barcelonën.

Bartomeu ka folur në konferencë për shtyp të enjtën dhe ishte pyetur për vendimin e Messit që të pensionohet nga Argjentina ashtu sikurse rinovimin e tij.

“Përgëzime Bravos për trofeun, por Messi nuk dëshiron të humbasë. Eshtë vendimi i tij, ne të gjithë e dimë këtë dhe ai dëshiron të fitojë. Disfata i bëri dëm atij. Eshtë një çështje personale dhe ne nuk mund t’i tregojmë atij çka të bëjë e çka të mos bëj”.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Te Barcelona, Messi është pasuria e të gjithëve. Messi do të rinovojë, nuk kam dyshime për këtë”, theksoi Bartomeu.

Ai shtoi se për momentin nuk ka bisedime me Luis Enriquen për kontratën e tij. /Telegrafi/