Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë pasi ka fituar Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Argjentinës.
Ikona e katalunasve ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi për momentin është lojtari i lirë.
Kontrata e Messit me Barcelonën ka skaduar një muaj më parë dhe gjeniu argjentinas ka diskutuar deri më tani për kontratën e re.
Gazeta katalunase, Sport ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.
Messi ka pranuar edhe ulje page vetëm e vetëm që t’i ndihmojë Barcelonës që po kalon nëpër një krizë të tmerrshme financiare.
Gjithnjë sipas gazetës ‘Sport’, Messi ka pranuar kontratën e re pesë vjeçare nga e cila do të fitojë pagë prej 250 mijë funteve në javë.
Marrëveshja e mëparshme ka qenë dyfish më e lartë, pasi Messi ka fituar 500 mijë funte në javë.
Messi është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, përkundër interesimit të madh nga skuadrat e mëdha si Manchester City, Paris Saint Germain e Inter. /Telegrafi/