Site icon Telegrafi

Messi, Pique dhe Koeman u konfrontuan verbalisht me gjyqtarin Del Cerro Grande në tunelin e stadiumit pas kartonit të kuq të Lenglet

Është e sigurt të thuhet që Barcelona nuk ishte e kënaqur me gjyqtarin Carlos del Cerro Grande pasi ai e ndëshkoi me të kuq mbrojtësin Clement Lenglet kundër Celta Vigos.

Francezit iu dha kartoni i dytë i verdhë për pas një goditje në drejtim të Denis Suarez pak para mbylljes së pjesës së parë për të lënë Barcelonën në 10 lojtarë.

Ky vendim i gjyqtarit krijoi shumë pakënaqësi te klubi katalunas, të cilët në krye me kapitenin Lionel Messi, protestuan ashpër vendimin për largimin e Lenglet.

Lexo po ashtu Dy ndeshje, dy fitore – Barcelona mposht Celta Vigon në udhëtim

Pakënaqësitë e Barcelonës nuk përfunduan në fushë, pasi ato u bartën edhe në tunel pas mbylljes së pjesës së parë.

Sapo të binte bilbili i pjesës së parë, Messi dhe Pique u përballën me gjyqtarin në tunelin e stadiumit në Balaidos, me grindjen e kapur nga kamerat e mediumit Movistar.

Ronald Koeman u bashkua me dy lojtarët e tij të vjetër në shprehjen e zhgënjimit të tij për vendimin e gjyqtarit kundrejt Lenglet.

Gjatë diskutimeve, Del Cerro Grande i shpjegoi treshes pse Lenglet u përjashtua, duke ua sqaruar që mbrojtësi hapi krahun e tij drejt fytyrës së Denis Suarez. /Telegrafi/

Exit mobile version