Telegrafi

Messit i vdes trajneri i parë

Në moshën 65 vjeçare, Ernesto Vecchio, është ndarë nga jeta.

Ai njihet si trajneri i parë i njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messit.

Vecchio ka ndërruar jetë në Rosario, ndërsa Lionel Messin e kishte pikasur së pari në klubin Newell’s Old Boys.

Argjentinasi ka punuar për  28 vite në klubin Newell’s  duke fituar edhe dy tituj kampioni.

“Para se të vinte në Newell’s, të gjithë flitnin për një djalosh që bën magji me topin dhe luante te Abanderado Grandoli”.

“Më kujtohet një rast kur ai mori topin nga lojtarët tanë, ai u nis kaloi të gjithë edhe portierin tone, dhe pastaj u ndal për shkak se portieri ishte lënduar ”.

“Sytë e mi nuk mund ta besonin atë që panë”, kishte thënë në një intervistë trajneri Vecchio për talentin e Messit. /Telegrafi/