Lionel Messi është i përgatitur të largohet nga Barcelona pas përpjekjeve të dështuara për të rikthyer Neymarin në Camp Nou.
Barcelona ka konfirmuar se ata kanë bërë tre përpjekje të dështuara për të nënshkruar me Neymarin nga PSG këtë verë.
Sidoqoftë, Eduardo Inda nga Okdiario, duke folur për El Chiringuito, po kërkon që Barça të mos heqë dorë nga sjellja e brazilianit në Camp Nou.
Nëse situata mbetet e njëjtë, Inda thotë se Messi do të ishte i gatshëm të largohet nga gjigantët spanjollë.
“Messi nuk dëshiron Antoine Griezmannin ose ndonjë tjetër, ai dëshiron që Neymar të kthehet”.
“Nëse ai nuk vjen, ai do të ishte i gatshëm të ushtrojë klauzolën e largimit që ai ka rënë dakord me klubin”, ka thënë Inda.
Argjentinasi është i lidhur me Barcën deri në vitin 2021, por është konfirmuar se marrëveshja e Messit mbart një klauzolë të njëanshme largimi që mund të nxitet verën e ardhshme. /Telegrafi/