Telegrafi

Messi përdori ‘dredhi’ tek goli nga goditja e dënimit, afroi topin disa metra dhe e zhvendosi atë më në qendër

Lionel Messi tregoi edhe një herë natën e kaluar se ai është larg më i mirë në këtë sezon, pas dy golave dhe paraqitjes brilante ndaj Liverpoolit në fitoren 3-0 në Camp Nou në ndeshjen e parë gjysmëfinale.  

Ylli argjentinas pati një paraqitje të mirë në 75 minuta e parë të ndeshjes, por pas tyre u shndërrua në ‘bishë’ duke shënuar dy gola.

Goli i tij i parë po cilësohet me fat, pas rikthimit të topit nga traversa, por edhe aty vërehet mjeshtëria dhe nuhatja e tij deri te arritja tek topi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messit

Por goli i dytë apo i 600-ti i tij për Barcelonën – ishte thjesht mahnitës, një goditje e përkryer nga dënimi prej më larg se 30 metrave.

Kur ai iu afrua topit, askush nuk mendonte se mund të shënonte nga aq larg kundër një portieri si Alisson, por pastaj askush nuk u befasua kur ai dërgoi topin në rrjetë.

Momenti i ndërhyrjes

Megjithatë, një gazetar ka vërejtur se Messi ishte mjaft ‘i poshtër’ apo përdori dredhi para se të godiste goditjen e lirë, pas ndërhyrjes nga Fabinho.

Braziliani i Liverpoolit u ndëshkua me të verdhë dhe lojtarët e Barçës teksa rrethuan gjyqtarin Bjorn Kuipers, Messi bëri lëvizjet e tij.

Momenti i goditjes së dënimit

Messi e zhvendosi topin në mënyrë të pabesueshme përpara dhe më në qendër në mënyrë që goditja e dënimit të jetë në pozitë më të favorshme.

Goli i yllit argjentinas ishte perlë dhe nuk kontestohet, por a do të mund të shënonte nëse ai do të kishte goditur nga aty u ndodhi faulli?. /Telegrafi/