Telegrafi

Messi pati një përplasje të ashpër me yllin e Orlando City – vazhdoi edhe në tunel

Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij të re – Inter Miami.

Ylli argjentinas ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare ku skuadra amerikane u përball me Orlando Cityn në DRV PNK Stadium.

Të udhëhequr nga 36-vjeçari, Inter Miami mori një fitore të lehtë me rezultat 3-1.

Lexo po ashtu Leo Messi i jashtëzakonshëm, shënon dy gola të tjerë me Inter Miamin

Por, shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte të lehtë në këtë takim, pasi pati një përballje të ashpër gjatë dhe pas ndeshjes.

Cesar Araujo kishte disa duele me Messin, ndërsa ky i fundit edhe pse ka fizik më të vogël, bëri që kundërshtari i tij të ngelej i shtrirë në fushë.

Pamjet më poshtë tregojnë se dyshja u fjalosën edhe gjatë futjes në tunel, ndërsa u dashtë ndërhyrja edhe dy kampeve mes tyre. /Telegrafi/