Telegrafi

Messi pas vdekjes së Peles: U prehsh në paqe

Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka reaguar pas vdekjes së legjendës së futbollit, Pele, i cili vdiq në moshën 82 vjeçare.

Edson Arantes do Nascimento – Pele konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Me kombëtaren braziliane ka qenë tre herë kampion bote, gjë që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër.

Titullin e parë e fitoi në vitin 1958, kur mahniti botën në moshën 17-vjeçare dhe u bë menjëherë lojtari kryesor i kombëtares, titullin e dytë e fitoi katër vjet më vonë dhe të fundit në vitin 1970.

“U prehsh në paqe” janë fjalët e Messi për Pelen, në llogarinë e tij në Facebook.

Pele ishte shpallur së bashku me Maradonan si ‘Lojtari i shekullit’ në vitin 2000. /Telegrafi/