Telegrafi

Messi paralajmëroi largimin? Por çfarë thotë Ronaldo për të ardhmen e tij

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se është i gatshëm të pensionohet te ky klub dhe dëshiron të nënshkruajë kontratë të re.

Portugezi ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2018 dhe është përmendur disa herë në media se po kërkohet nga Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi, por 31-vjeçari ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në kryeqytetin spanjoll.

“Është e qartë se dua të qëndroj këtu. Mendoj se do të pensionohem te Real Madridi”, ka thënë Ronaldo për La Sexta’s ‘Jugones’, transmeton koha.net.

“Rinovimi pas finales së Ligës së Kampionëve? Të shohim. Reali tregohet i mençur nëse ma vazhdon kontratën. Jam i lumtur këtu. Nuk shoh asnjë klub tjetër”, ka shtuar ai.

Ronaldo synon të shtunën të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve me Mbretërit që luajnë ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.