Telegrafi

Messi nxori nga çorapet një pilulë dhe e futi në gojë, të gjithë po pyesin se çfarë është ajo (Foto/ Video)

Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos që u mbyll 3-1, Leo Messi u pa duke futur diçka në gojë pas një faulli.

Pamjet televizive nuk ishte të qarta dhe kjo ka hapur dyert për shumë pyetje.

Në fillim u tha se ishte një tabletë (pilulë) glukoze, por argjentinasi nuk u pa duke u përtypur.

Çfarëdo që të ketë qenë, Messi e nxori nga çorapet e tij dhe e futi në gojë në minutën e 10-të ndeshjes.

Momenti kur Messi e nxori nga çorapet pilulën dhe e futi në gojë

Pas takimit me grekët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u pyet mbi këtë temë.

“Futi në gojë tabletë glukoze? Nuk e di çfarë ishte. Por, nëse ka pirë tabletë dhe shënoi, të pijë një tjetër”, ishte përgjigja e Valverdes.

Messi në këtë ndeshje ka shënuar golin e tij të 100-të në garat që organizohen nga UEFA. /Telegrafi/