Telegrafi

Messi nxit dyshime se është fituesi i Topit të Artë me veprimin e ngjashëm me France Football

Lionel Messi dhe France Football kanë ngarkuar postime me mbishkrime të ngjashme në Instagram.

Ylli argjentinas dhe revista prestigjioze franceze që ndanë çmimin më të madh individual ndoshta kanë bërë mbishkrime të ngjashme rastësore, por ka edhe prej atyre që e konsidrojnë si të qëllimshme

“Puna në progres”, shkruan revista, ndërsa mbishkrim të tillë ka bërë edhe 36-vjeçari në Instagramin e tij: “Puna në progres”.

Lexo po ashtu Pak ditë na ndajnë nga nominimet - favoritët për ta fituar Topin e Artë

Videot kanë përmbajtje të ndryshme, por kjo nuk mund të jetë një rastësi! Sidomos duke pasur parasysh se ato u ngarkuan në të njëjtën kohë.

Messi është favoriti më i madh për të fituar Topin e Artë 2023, e që do të ishte i teti për të në karrierë.

Lexo po ashtu Kompletohet lista me 30 kandidatët në garë për "Topin e Artë 2023" - Halaand, Messi dhe Mbappe favoritë, mungon Ronaldo

Mirëpo, njëri nga më të mirët në këtë sport rivalizohet ashpër nga Erling Haaland, që fitoi tripletën me Manchester Cityn dhe e mbylli sezonin 53 gola.

Kujtojmë se ceremonia do të mbahet më 30 tetor në Paris. /Telegrafi/