Barcelona do të takohet sonte me skuadrën e Malagas në kuadër të La Ligas.
Katalunasit do të mundohen të vazhdojnë serinë e fitoreve në ligën elitare spanjolle.
Por, blaugranat nuk do ta kenë ndihmën e lojtarit më të mirë të skuadrës, Lionel Messit.
Kështu së paku ka bërë të ditur klubi përmes llogarisë zyrtare në Twitter duke arsyetuar edhe mungesën e argjentinasit.
“Messi nuk do të luajë për arsye personale ndërsa është ftuar në vend të tij, Yerry Mina”, shkruan në njoftimin e ekipit spanjoll.
Por, mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi është kursyer shkaku i sfidës së të mërkurës, kur Barca do ta pres të mërkurën Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, 30-vjeçari në këtë sezon deri më tani është paraqitur në 41 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. /Telegrafi/
[ÚLTIMA HORA] Cambio en la convocatoria. Messi es baja por motivos personales y entra en su lugar Yerry Mina
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) March 10, 2018