“Barcelona nuk ka asnjë provë që të dëshmojë se Messi dëshiron që të largohet nga klubi”.
Kështu është shprehur zëdhënësi i klubit, Josep Vives, pas zërave se argjentinasi pas përvojës spanjolle (edhe pas vendimit gjyqësor për evazion fiskal), është gati që të largohet.
Barcelona është e qete për të ardhmen e Messi, shkruante gazeta “Marca” duke përsëritur fjalët e Vives, sipas te cilit se shpejti argjentinasit do t’i ofrohet një kontratë më e mirë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Jemi ne kontakte me agjentet e tij dhe nuk mendojmë se Leo dëshiron që të largohet nga klubi”, theksoi Vives, duke shtuar se lojtari ka menduar “që të largohet nga klubi kur të përfundojë kontratën”.