Barcelona pa Lionel Messin luajti ndaj Interit ndeshjen e Ligës së Kampionëve e vlefshme për fazën e grupeve dhe fitoi 2-0.
Me nëntë pikë, Barcelona pothuajse me një këmbë është në raundin tjetër.
Në këtë ndeshje shkaku i lëndimit në dorë mungoi ylli i katalunsave Lionel Messi.
Ai pritet të jetë për disa javë jashtë fushave.
Por për ndeshjen me Interin ai nuk i kishte lënë shokët vetë dhe ishte në stadium.
Messi për ta shoqëruar e kishte marr edhe djalin e tij të madh Thiagon.
Me golat e Rafinhas dhe Jordi Alabas, Barcelona e gëzoi Messin dhe djalin e tij./Telegrafi/