Pas fitores së djeshme të Barcelonës ndaj Espanyolit, ka folur Lionel Messi i cili ka thënë që nuk e ka problem rotacionin që e përdor trajneri Ernesto Valverde.
Argjentinasi në ndeshjet ë ka luajtur ka qenë lojtari i vetëm që nuk është zëvendësuar fare dhe në moshën e tij ai duhet të pushojë.
“Vendos trajneri. Kam biseduar me të dhe nuk e kam problem rotacionin, sikurse asnjë nga bashkëlojtarët”.
“Për fat të mirë, gjërat po ecin mirë, edhe pse ishte një ndeshje e lehtë me Espanyolin”.
“Jemi të lumtur se siç po ecin gjërat edhe pse ka shumë ndeshje të tjera për tu zhvilluar”.
Philippe Coutinho e zhvilloi ndeshjen e parë duke u futur në lojë për 22 minuta.
“Trajneri na e ka bërë të qartë nga fillimi se çfarë dëshiron. Ne jemi duke u adaptuar”.
“Të dy edhe Coutinho edhe Yerry është mirë që janë këtu dhe jemi të lumtur me ardhjen e tyre”.
I pyetur për ‘Topin e Artë’ ai tha se më shumë dëshiron të fitojë trofe me klubin se sa trofe individual. /Telegrafi/