Telegrafi

“Messi nuk e ka merituar të jetë as në top treshen e The Best nga FIFA” – kështu mendon vëllai i Toni Kroosit

Vëllai i Toni Krossit, Felix ka pushtuar rrjetet sociale me deklaratën e bërë së fundmi e që përfshihet Lionel Messi.

Gjermani ka komentuar nominimet e shtëpisë së futbollit botëror, e që ka deklaruar se ylli argjentinas nuk e ka merituar të ishte në top treshen e lojtarëve më të mirë.

Felix bëri të ditur se Robert Lewandowski e ka merituar të fitojë çmimin The Best, mirëpo Messin nuk do duhej të ishte në podium.

“Lewandowski e ka merituar çmimin me plotë meritë. Por, për mua, Messi nuk hyn në top treshe”, ka thënë vëllai i ylli të Real Madridit.

“Ai nuk ka bërë asgjë në sezonin e kaluar që të futet në podium, pasi ka lojtarë shumë të mirë se ai momentalisht”.

“Nuk dua të gjykojë karrierën e tij, që ka qenë fenomenale, mirëpo ai tani nuk ka ofruar asgjë për futbollin dhe do të duhej të ishte më poshtë”, ka shtuar më tej Felix. /Telegrafi/