Lionel Messi është përfshirë nga Barcelona në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Interit.
Kampionët në fuqi të Spanjës do të përballen me Interin në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Ylli argjentinas dy javë më parë u lëndua në dorë, ndërsa ka munguar në El Clasico, por edhe në dy ndeshjet tjera të Barcelonës, ndaj Leonesas dhe Vallecanos.
31-vjeçari ka udhëtuar me pjesën tjetër të lojtarëve drejt Milanos për ndeshjen ndaj Interit.
Por në fund futbollisti më i mirë në botë nuk ka marrë dritën e gjelbër për të luajtur.
Kanë qenë mjekët e klubit të Barcelonë që ia kanë ndaluar të luaj ndaj Interit.
Sipas mjekëve në rast se Messi aktivizohet atëherë rrezikon të lëndohet përsëri në dorë.
Tani i mbetet trajnerit Ernesto Valverde dhe vetë futbollistit të vendosin nëse do të aktivizohet ose jo.
Pas tri xhirove të para në Ligën e Kampionëve, Barcelona është lidere e Grupit B me nëntë pikë, tri më shumë se Interi dhe tetë më shumë se Tottenham e PSV. /Telegrafi/