Site icon Telegrafi

Messi nesër luan për ta thyer rekordin e Ronaldos

Rekordet pothuajse gjithmonë thyen nga dyshja Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Dy futbollistët e jashtëzakonshëm kanë arritur të vënë rekorde mbresëlënëse gjatë karrierës së tyre.

Portugezi është rekordmen për shënimin e golave në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve duke shënuar 11 herë në gjashtë takime.

Por ky rekord i Ronaldos mund të thyhet nga rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi.

Messi deri më tani ka luajtur katër ndeshje në grup me Barcelonën, pasi ka munguar ndaj Borussia Moenchegladbachut për shkak të lëndimit dhe ka shënuar nëntë gola.

Gjithsesi argjentinasi pritet të luajë nga minuta e parë nesër pikërisht ndaj Gladbachut.

29-vjeçari synon që të shënojë një het-trik për ta thyer rekordin e Ronaldos në fazën e grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version