Lionel Messi është fotografuar në poza sensuale me partneren e tij mbresëlënëse, Antonela Roccuzzo, gjatë kohës kur po i shijojnë pushimet me bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Luis Suarez dhe familjet e tyre në Ibiza.
Futbollisti argjentinas është fotografuar në përqafim me gruan e tij në një jaht luksoz, ndërkohë që ajo e ka vënë në plan të parë figurën trupore me bikini.
Messi dhe Suarez po i shijojnë pushim pas përfundimit të kampionatit spanjoll, i cili ngjashëm si ligat tjera, ishte pezulluar për disa muaj si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Në imazhet e publikuara nga IMP Features, SplashNews dhe BackGrid, Antonela e ka treguar me krenari figurën e saj trupore.
Modelja, e cila është nënë e tre fëmijëve, e ka shijuar argëtimin në jahtin luksoz pranë bashkëshortit të saj, i cili ishte vetëm me brekë të larjes.
Bashkë me ta kanë qenë edhe tre djemtë e çifti, Thiago (shtatëvjeçar), Mateo (katërvjeçar) dhe Ciro (dyvjeçar). /Telegrafi/
/Telegrafi/