Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se për atë janë të rëndësishme sukseset grupore dhe ju individuale.
Argjentinasi përfundoi i pestë në ranglistën për Topin e Artë, po kjo duket e pa rëndësishme për pesë herë fituesin e këtij çmimi prestigjioz.
“Në futboll gjithmonë grupi është më i rëndësishëm se individi”, ka thënë Messi, i cituar nga Diario Sport.
What a year for Luka Modrić!
It's the first time since 2007 that Cristiano Ronaldo or Lionel Messi didn't win the Ballon d'Or. pic.twitter.com/sA3Gb94JXi
— SportsCenter (@SportsCenter) December 3, 2018
“Kur e shikon se kush ka më shumë suksese në futboll, janë gjithmonë ata që punojë së bashku si grup, të cilët luftojnë për njëri-tjetrin”.
“Është gjithmonë e rëndësishme të përmirësohesh individualisht, por kjo është në të mirën e grupit pasi e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushë dhe të ndihmosh skuadrën”.
“Pritjet te Barcelona janë të mëdha dhe kjo më motivon mua, jo vetëm çdo sezon, por në çdo ndeshje”.
“Ne gjithmonë duhet të tentojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë”, ka shtuar Messi. /Telegrafi/