Telegrafi

Messi ndez atmosferën në duelin ndaj Ronaldos

(Foto: Getty Images)

Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Rëndësia e kësaj sfide është prezenca e Cristiano Ronaldos në njërën anë dhe Lionel Messit në anën tjetër, që mund të shënojë duelin e tyre të fundit në futbollit aktiv.

Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur goli i parë në këtë takim, ndërsa realizuesi është emër i njohur – Leo Messi.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Kampioni i botës pranoi një top nga Neymar dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë (3′).

Në anën tjetër, nuk mungoi edhe një tentativë e Cristiano Ronaldos, e cila u ndal nga portieri Keylor Navas. /Telegrafi/