Lionel Messi e ka telefonuar Neymarin menjëherë pasi është zbuluar interesi i madh i Real Madridit për brazilianin.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish-yll i Barçës me të cilin ka ndarë momente të shumta të jetë në krahun tjetër në El Classico.
E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar lajmin se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe brazilianit të PSG-së.
Messi ka qenë i qartë në fjalët e tij: “Do vish tek ne, nuk ke punë tek Real Madridi”.
Fjalë të drejtëpdrejta që e ftojnë Neymarin të kthehet në Barcelonë.
Neymar ishte larguar në vitin 2017, për të kaluar te PSG, duke kërkuar që të bëhej lider i një skuadre dhe të luftonte për trofe individual.
Sipas medieve të huaja dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet te Barcelona, më e madhe se sa kalimi te 13 herë kampionët e Evropës.
Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po flitet në orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën për ta mbyllur marrëveshjen. /Telegrafi/