Telegrafi

Messi më i miri: Villareal 1-4 Barcelona, vlerësimi i lojtarëve

Villareal vs Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Villarealit në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez, Antoine Griemann, Ansu Fati dhe Pau Torres (auto-gol), derisa golin e vetëm për vendasit e shënoi Gerard Moreno.

Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.05, ndërsa Villareali u vlerësua me 6.22.

Lexo po ashtu Barcelona fiton me rezultat bindës në udhëtim te Villareali

Lionel Messi ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim, duke marrë notën 9.1.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Torres që shënoi auto-gol dhe u vlerësua me 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Villarealit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelones (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/