Mbrojtësi i Manchester Cityt, Danilo, ka thënë se do të donte të luante me Lionel Messin, pasi ai është më i miri në botë.
Ai edhe pse ka luajtur me Cristiano Ronaldon për dy sezone, mendon se Messi është më i mirë.
“Ne kemi një skuadër shumë të mirë, por gjithçka mund të përmirësohet”.
“Messi është lojtari më i mirë. Sigurisht, do doja të luaja me të, sepse ai është më i miri”, ka thënë ai.
Danilo ka folur edhe për ish trajnerin e tij Zinedine Zidane dhe trajnerin aktual Pep Guardiola.
“Zidane dhe Guardiola janë dy trajnerë të shkëlqyer”.
“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Zidanen gjatë dy viteve që kam qenë në Madrid, ndërsa tani kam një raport shumë të mirë edhe me Guardiolën”, ka thënë Danilo. /Telegrafi/