Telegrafi

Messi më i miri: Barcelona 1-0 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve

Barcelona vs Athletic Bilbao (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Barcelona e ka mposhtur 1-0 Athletic Bilbaon në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ivan Rakitic në minutën  e 71-të, duke i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë të arta.

Barcelona ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.01, derisa Athletic Bilbao u vlerësua me 6.44.

Lexo po ashtu Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos - tani shpreson në dështimin e Real Madridit ndaj Mallorcas

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishte Lionel Messi që dhuroi asistimin dhe u notua me 8.8.

Në anën tjetër, dështimi kësaj sfide doli të ishte anëtari i Bilbaos Ander Capa, me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

/Telegrafi/