Lionel Messi, përforcimi i ri i Inter Miamit, ka folur për të ardhmen e tij në Shtetet e Bashkuara.
Ai ka thënë se mezi pret të përballet me sfidën e re, duke thënë se mentaliteti i tij nuk do të ndryshojë.
“Jemi të kënaqur me vendimin që morëm dhe mezi presim të përballemi me sfidën e re. Mentaliteti im nuk do të ndryshojë, do të përpiqem, kudo që të jem, të jap më të mirën për veten time dhe për klubin, të vazhdoj të performoj në nivelin tim më të mirë”, ka thënë argjentinasi.
Në skuadrën amerikane, Leo do të fitojë nga 50 deri në 60 milionë dollarë në vit, duke përfshirë edhe aksionet në klub.
Numri 10 do të prezantohen këtë të diel në stadiumin “Lockhart”, në Florida. /Telegrafi/