Telegrafi

Messi mbret i gjuajtjeve të lira, Ronaldo shumë larg tij (Video)

Lionel Messi ka filluar në mënyrë të egër vitin 2017.

Superylli i Barcelonës pas një gjuajtje të lirë mjeshtërore ndaj Villarrealit, sërish goditi mbrëmjen e kaluar.

Ai nga pozita standarde shokoi portierin kundërshtar të Athletic Bilbaos, duke shënuar një gol fenomenal për 3-1 që përcaktoi rezultatin final të atij takimi.

Lexo po ashtu Lionel Messi sfidon veten për rekordin nga gjuajtjet e lira (Foto/Video)

Me këtë gjuajtje të lirë të konkretizuar në mënyrë perfekte, Lionel Messi vetëm sa po e rrit përqindjen e saktësisë së tij nga pozitat standarde.

Lexo po ashtu Goli i Messi nga gjuajtja e lirë ndaj Bilbaos (Foto/Video)

Aq larg është Messi në dallim me Ronaldon, sa që atij do t’i duhej të dështonte në 241 gjuajtjet e lira të radhës për të barazuar përqindjen e dobët të Ronaldos otë konkretizimit nga gjuajtjet e lira e cila është hiç më pak se 1.3 për qind.

Ronaldo ka më shumë se një vit që nuk ka shënuar nga gjuajtjet e lira dhe në këtë statistikë ai duhet të përmirësohet nëse është i interesuar që edhe këtë vit të shpallet futbollisti më i mirë në botë. /Telegrafi/