Lionel Messi ka filluar në mënyrë të egër vitin 2017.
Superylli i Barcelonës pas një gjuajtje të lirë mjeshtërore ndaj Villarrealit, sërish goditi mbrëmjen e kaluar.
Ai nga pozita standarde shokoi portierin kundërshtar të Athletic Bilbaos, duke shënuar një gol fenomenal për 3-1 që përcaktoi rezultatin final të atij takimi.
Me këtë gjuajtje të lirë të konkretizuar në mënyrë perfekte, Lionel Messi vetëm sa po e rrit përqindjen e saktësisë së tij nga pozitat standarde.
Aq larg është Messi në dallim me Ronaldon, sa që atij do t’i duhej të dështonte në 241 gjuajtjet e lira të radhës për të barazuar përqindjen e dobët të Ronaldos otë konkretizimit nga gjuajtjet e lira e cila është hiç më pak se 1.3 për qind.
Ronaldo ka më shumë se një vit që nuk ka shënuar nga gjuajtjet e lira dhe në këtë statistikë ai duhet të përmirësohet nëse është i interesuar që edhe këtë vit të shpallet futbollisti më i mirë në botë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QmdXoXYExh8