Telegrafi

Messi magjik 600 gola me Barcelonën

Lionel Messi e ka shënuar golin e 600-të për Barcelonën kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Superylli argjentinas shënoi dy herë kundër Reds, ku Barcelona fitoi 3-0, për të udhëtuar në qetësi pas një jave në Anfield.

Shtatë minuta pasi shënoi një gol të lehtë, pas topit të kthyer nga shtylla e Luis Suarez, 31-vjeçari shënoi një tjetër gol mahnitëse nga goditja e dënimit.

Dy golat kundër Liverpoolit, e dërgojnë Messin këtë sezon në 48 gola nëpër të gjitha garat.

Ai ën total me klubin katalunas ka shënuar 600 gola.

Ai duket së është i vendosur që ta fitojë Këpucën e Artë për herë të gjashtë. /Telegrafi/