Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka qenë me fat që ka shpëtuar me një kartonë të verdhë pasi e preku në krahë gjyqtarin e ndeshjes Damir Skomina.
Pas një ndërhyrje të palejueshme të shkaktuar nga Miralem Pjanic, Messi shkoi drejt gjyqtarit duke e tërhequr për krahu dhe kërkonte ta ndëshkonte me karton të verdhë boshnjakun.
Por Skomina nuk e ndëshkoi Pjanicin, por Messin, gjë që shkaktoi zhurmë te tifozët.
Sipas medieve spanjolle dënimi ka mundur të jetë edhe më i madh, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Kartoni nuk ndikoi keq pasi Messi shënoi dy herë në fitoren e Barcelonës me rezultat 3-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=djU-bBqKQ34