Thashethemet nga Spanja raportojnë se Lionel Messi mund t’i bashkohet Interit në verë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germain.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka pak më shumë se tre muaj të mbetur nga kontrata e tij me skuadrën parisiene dhe një marrëveshje e re nuk është e garantuar, që do të thotë se ai mund të jetë sërish një lojtar i lirë në verë.
Interi ishte një nga klubet e lidhur me Messin pas largimit të tij nga Barcelona në verën e vitit 2021 dhe zëvendës-presidenti Javier Zanetti konfirmoi muajin e kaluar se bisedimet ishin zhvilluar, duke pranuar se folën kur kishte një shans.
Gazetari spanjoll Sergio Gonzalez raportoi sot se një ‘burim i besueshëm’ pohoi se Interi po kërkon të nënshkruajë Messin në verë, nëse ai vendos të mos rinovojë kontratën me PSG.
Një faktor i rëndësishëm në bisedime është miqësia e sulmuesit argjentinas me bashkëkombësin e tij dhe ish-bashkëlojtarin te kombëtarja, Zanettin.
Pavarësisht thashethemeve, është e vështirë të imagjinohet se Interi ka aftësinë për të arritur këtë marrëveshje, duke qenë në një pozicion financiar delikat mes shqetësimeve të ndryshme të borxheve të presidentit Steven Zhang. /Telegrafi/
Bomba de madrugada en clave Messi. Una fuente confiable me dice que el Inter de Italia pretende fichar a Leo. El factor Zanetti. El punto muerto de su prolongación en París. El Barça condicionado por el FPF y ahogado por Tebas. ¿Se le dará al Pupi? pic.twitter.com/zi8TFwZPan
— Sergio A. González ⭐️⭐️⭐️??? (@sagonzalezbueno) March 25, 2023